100.000 veshjet e para mbrojtëse të prodhuara në Shqipëri eksportohen në Gjermani

albnews
By
1 Min Read
Disclosure: This website may contain affiliate links, which means I may earn a commission if you click on the link and make a purchase. I only recommend products or services that I personally use and believe will add value to my readers. Your support is appreciated!

100 mijë veshjet e para mbrojtëse të prodhuara nga kompani të tekstilit në Shqipëri u eksportuan në Gjermani.

Gjermania mbështet industrinë shqiptare të tekstilit për të përballuar pasojat prej pandemisë së koronavirusit, COVID-19.

“Pandemia e koronavirusit ka goditur industri të shumta në mbarë botën, përfshirë industrinë e tekstilit në Shqipëri”, thekson Ambasada e Gjermanisë në Tiranë.

“Me iniciativë dhe mbështetje të programit ProSEED, të financuar nga Qeveria Federale Gjermane dhe në bashkëpunim me Dhomën Gjermane të Tregtisë dhe Industrisë në Shqipëri u eksportuan në Gjermani 100.000 veshjet e para mbrojtëse të prodhuara nga kompani të tekstilit në Shqipëri”, thekson Ambasada Gjermane.

“Veshjet mbrojtëse do përdoren kryesisht për qëllime mjekësore”, nënvizon Ambasada e Gjermanisë./ATSH/

Share This Article