100 litra shi për meter katror, parashikimi apokaliptik në Turqi

albnews
By
1 Min Read
Disclosure: This website may contain affiliate links, which means I may earn a commission if you click on the link and make a purchase. I only recommend products or services that I personally use and believe will add value to my readers. Your support is appreciated!

Reshjet e dendura kanë shkaktuar 27 të vdekur deri më tani në Turqi, ndërsa dëmet materiale janë të pallogaritshme.

Përmbyetjet përfshinë zonën e Detit të Zi duke goditur qytetet e Kastamonusë, Sinopit dhe Bartinit.

Situata duket e rëndë, ndërsa mijëra punonjës të institucioneve lokale dhe qendrore janë angazhuar për të mbrojtur jetët dhe pasurinë e banorëve të zonës.

Zonat e prekura nga përmbytja nuk janë duke u favorizuar edhe nga moti pasi Instituti Meterologjik i Ankarasë parashikon reshje deri në 100 litra për metër katror në këtë zonë gjatë natës së sotme dhe ditës së nesërme sipas mediave turke.

Zonat që rrezikojnë shumë nga reshjet e dendura sipas autoriteteve janë Rize, Giresun dhe Trabzoni, të cilat bëjnë pjesë në bregun turk të Detit të Zi.

Share This Article