Për një ditë, rreth 100 mijë raste të reja me COVID-19 janë raportuar në botë, ndërsa 2 mijë e 430 persona kanë vdekur si pasojë e këtij virusi.
Në 24 orët e fundit janë raportuar edhe 97 mijë e 802 raste të reja me COVID-19 në botë,
Kështu është bërë e ditur nga faqja botërore e statistikave worldometers.info.
Sipas kësaj faqe, deri tani 76 milionë e 703 mijë e 623 persona janë infektuar me COVID-19, 1 milionë e 693 mijë e 585 persona kanë vdekur si pasojë e këtij virusi, ndërsa janë shëruar 53 milionë e 823 mijë e 3 persona.
21 milionë e 187 mijë e 35 raste janë ende aktive me këtë virus në botë.
106 mijë e 392 persona janë në gjendje të rëndë shëndetësore.
Vetëm në Kosovë, numri total i rasteve pozitive është 48 mijë e 682 raste nga 171 mijë e 154 persona të dyshimtë në virusin SARS-CoV-2 dhe 1 mijë e 248 raste të vdekjes.
Numri i përgjithshëm i të shëruarve deri më sot në Kosovë është gjithsej 36.226 raste, kurse numri i rasteve aktive është 11.208.