100 mijë vota të pavlefshme/ Balliu: Rama shpiku një turp historik

albnews
By
1 Min Read
Disclosure: This website may contain affiliate links, which means I may earn a commission if you click on the link and make a purchase. I only recommend products or services that I personally use and believe will add value to my readers. Your support is appreciated!

Ish-deputeti i Partisë Demokratike, Klevis Balliu ka deklaruar ditën e sotme se pa hetimin e votave të pavlefshme nuk do të ketë një proces të vlefshëm zgjedhor.

Sipas Balliut, fakti që afro 100 mijë vota dolën të pavlefshme në 25 prill do të thotë një turp historik. Ai shton se kjo nuk ka qenë një rastësi por një krijesë e Edi Ramës.

Kjo pavlefshmëri bën të pavlefshëm procesin e manipuluar, që më shumë se zgjedhje ishin votime, vazhdon më tej Balliu, i cili i bën thirrje institucioneve që të hetojnë plotësisht këtë krim zgjedhor.

‘Nuk ka proces të vlefshëm pa hetimin e votave të pavlefshme

Afro 100 mijë vota të pavlefshme në 25 Prill janë një turp historik.

Kjo pavlefshmëri bën të pavlefshëm procesin e manipuluar, që më shumë se zgjedhje ishin votime.

I bëj thirrje institucioneve përkatëse për një hetim të plotë, të rreptë e të thellë për këtë krim zgjedhor që godet demokracinë, lirinë, votën e lirë dhe ëndrrën tonë për Shqipërinë si gjithë Europa.’

Share This Article