100 ndeshje me Juventusin, Ronaldo ka shënuar në 98 gola

albnews
By
1 Min Read
Disclosure: This website may contain affiliate links, which means I may earn a commission if you click on the link and make a purchase. I only recommend products or services that I personally use and believe will add value to my readers. Your support is appreciated!

100 ndeshje, ka kontribuar në 98 gola për Juven, Ronaldo vazhdon të shkruajë historinë me Juventusin.

Cristiano Ronaldo ka shënuar edhe dy gola të tjerë në Serie A, duke e bërë dallimin për Juventusin në fitoren 3-1 kundër Genoa.

Ai i shënoi golat për “Zonjën e Vjetër” për 2-1 dhe për 3-1 nga pika e bardhë në minutat 78’ dhe 89’.

Për CR7 kjo ishte ndeshja e 100 me fanellën e Juventusit, ai ka kontribuar në 98 gola, ka shënuar 79 gola dhe ka dhuruar 19 asiste për Zonjën e Vjetër.

62 prej 79 golave kanë ardhur në Serie A pas vetëm 71 paraqitjeve.

Ai gjithashtu është bërë vetëm lojtari i parë që arrin 400 fitore në top pesë ligat evropiane. Lionel Messi është i dyti me 365 fitore, Buffon i treti me 350.

Gjithashtu, Ronaldo deri më tani në vitin 2020, edhe pse 35-vjeçar, ka shënuar 42 gola në 42 ndeshje – statistika vërtetë mbresëlënëse. 

Share This Article