ALB UK News

Menu
  • Home
  • Albania
  • Kosova
  • UK
  • Kina
  • Diaspora
  • Bota
  • Maqedonia
  • Sports
  • Show – Biz
    • Kulture
    • Technologji
    • Opinion
    • Shendetesi
    • Shqiperia
    • Popular
  • ALBUK.TV
  • Kontakto
    • Live TV & Studio Kontakt
    • Termat dhe Kushtet
    • Terms and Condition
  TRENDING
“Mos më vono se jam në hasmëri!” Policia e Elbasanit ndalon vëllanë e Durim Bamit 16 hours ago
Osmani kujton Ahmet Krasniqin: Zbardhja e vrasjes së tij mbetet obligim institucional 16 hours ago
Gruaja më e vjetër në botë, 116 vjeç, takohet me Mbretin Charles 16 hours ago
Aeroporti i Heathrow paralajmëron sërish për vonesa pas sulmit kibernetik 16 hours ago
Prezantuesi i njohur televiziv i BBC ndahet nga jeta në moshën 79-vjeçare 17 hours ago
Next
Prev
Home Kosova

100 prokurorë do të ndjekin procesin e zgjedhjeve në Kosovë

albnews by albnews
26 September, 2019
in Kosova
0
100 prokurorë do të ndjekin procesin e zgjedhjeve në Kosovë
  • Facebook
  • Share on X
  • LinkedIn
  • WhatsApp
  • Email
  • Copy Link

Institucioni i Prokurorit të Shtetit ka organizuar tryezë me temën “Mbrojtja e Votës”, ku është diskutuar për angazhimin e institucioneve përgjegjëse për mbarëvajtjen e zgjedhjeve të 6 tetorit

Koordinatorja nacionale e projektit “Mbrojtja e votës”, Laura Pula,  tha se 100 prokurorë do të jenë kujdestarë në të gjithë Kosovën në zgjedhjet e 6 tetorit.

RelatedPosts

Osmani kujton Ahmet Krasniqin: Zbardhja e vrasjes së tij mbetet obligim institucional

Kongresisti Brian Mast dërgon amendament në Kongres, kërkon mbështetjen e SHBA-së për anëtarësimin e Kosovës në NATO

Vranë një civil shqiptar dhe keqtrajtuan 6 të tjerë, ‘Specialja’ në Prishtinë ‘kopsit’ dosjen ndaj 2 shtetasve serbë

”Kryeprokurori ka emëruar prokurorët për regjionet e tyre dhe 24 orë do të jenë në zgjedhje. 100 prokurorë do të jenë kujdestarë në Kosovë. Të gjithë prokurorët së bashku me Policinë e Kosovës do të qëndrojnë në zyrat e tyre në regjionet e caktuara. Prokurori i Shtetit aty për aty vendos për ndalimin e personave dhe kërkon nga gjyqtari kujdestar shqiptimin e masave qofshin me burgim. Në rast se kur veprat penale kryen policia njofton prokurorin. Në qoftë së vepra penale kryhet gjatë personave në ushtrim të detyrës zyrtarë policia njofton prokurorin për ndalim të menjëhershëm. Në momentin se kur ndodh një rast në Prishtinë prokuroi ka emrin dhe numrin e vëzhguesit”, tha Pula.

Pula shtoi se kushdo që ushtron forcë për ti treguar se formën se si ka votuar dënohet me 1 vit burgim , në qoftë se kjo ndodh nga anëtarët e komisioni dënohet nga 1 deri në 5 vite burgim.

“Kjo është një formë komunikimi ndërmjet prokurorisë dhe policisë së Kosovës. Ne si Prokurori e Shtetit kemi edhe planin e veprimit të brendshëm. Koordinatorja do të mbikëqyrë mbarëvajtjen e zgjedhjeve në tërë Kosovën nga zyrat dhe do të komunikojë më të gjithë në teren me KQZ-në , policinë dhe komisionin për ankesa. Nga kjo zyrë do të përcillen edhe informatat e medieve. Dhoma operative e kryeprokurorit të shtetit do të pranon çdo informatë sidomos të veprave të veprave penale. Nëse kemi informacione që është duke u kryer vepra penale dhe në qoftë se nuk lajmërohet është sanksionuar sipas kodit penal të Kosovës. Lajmërimi i të dhënave është një adresë policia e Kosovës dhe prokurori i shtetit”, tha ajo.

Ajo ka shtuar se policia dhe prokuroria dhe të ndalojnë personat që bien ndesh me ligjin.

“Policia dhe prokuroria do të ndalojë çdo personat që bien ndesh me ligjin. Prokuroria e Shtetit do të përcjellë edhe portalet për të gjitha informatat. Inkurajoj të gjithë ata qe informacioni të ketë i saktë për të kryer punën tonë si prokurori dhe si polici. Kushdo që përdorë forcën dhe kërkon nga personi tjetër të tregojë se si ka votuar dënohet me 1 vit burgim, në qoftë së këtë e kryejnë anëtarët e komisionit zgjedhor sanksioni rritet prej 1 deri në 5 vite burgim”, ka theksuar Pula.

Drejtori i operacioneve në Policinë e Kosovës, Afrim Ahmeti, tha se policia do të caktojë ekipe monitoruese në të gjitha komunat e Kosovës.

”Policia do të monitorojë siguri për të gjitha tubimet. Ditën e zgjedhjeve policia do të ofrojë siguri në të gjitha vendvotimet dhe derisa kutitë të dorëzohen. Do të caktojë ekipe monitoruese ne të gjitha komunat e Kosovës. Kemi forca të mjaftueshme për sigurinë e vendit. Njësitë speciale do të jenë në gatishmëri të përgjigjen për çdo rast. Kërkojmë nga subjektet politike që fushata zgjedhore dhe zgjedhjet të kalojnë të qeta. Kërkojmë qe subjektet politike të respektojnë ligjin e zgjedhjeve”.

Koordinatorja e Këshillit gjyqësor, Fatime Dërmaku, tha se Këshilli Gjyqësor ka caktuar 15 gjyqtar.

“Këshilli i Kosovës do t’i del zot zotimeve të veta në bashkëpunim me prokurorët, KQZ-në, policinë. Këshilli Gjyqësor ka caktuar 15 gjyqtar në të gjitha gjykatat e Kosovës. Këshilli Gjyqësor ka caktuar 6 gjyqtar kujdestar që të kenë në gatishmëri”, ka thënë Dërmaku.

Koordinatori i panelit Zgjedhor për Ankesa dhe Parashtresa, Mul Desku, tha se deri me tani kemi pranuar 89 ankesa dhe 86 janë shqyrtuar.

“Paneli Zgjedhor për Ankesa ka pranuar 89 ankesa dhe ka shqyrtuar 86 ankesa. Këto kanë të bëjnë me fushatën. Kemi sensibilizuar opinioni për orarin e punës për opinionin dhe subjekteve politike për respektimin e ligjit. Me datën 11 shtator e kemi publikuar qe subjektet politike ta respektojnë ligjin. Stafi i punës do të punojë me orar të zgjatur18:00. Ndërsa për ditën e zgjedhjeve është deri në ora 21:00. Pas zgjedhjeve do të punojë deri në ora 19:00 për lajmërimin e të gjithave ankesave. Afatet e ankesave gjatë fushatës janë 24orë prej momentit të shkeljes. Nga proceset e kaluara zgjedhjet e parakohshme të 2017 kemi pas gjoba 349.00 euro. Me rëndës është se paneli është i gatshëm dhe po punon me kapacitet të plotë për shqyrtimin e ankesave”, ka theksuar Desku.

Drejtori i Policisë së Kosovës, Rashit Qalaj, tha se polica do të jetë mbështetëse e fortë në këtë proces zgjedhor.

“Policia e Kosovës do të jetë mbështetëse e fortë e procesit zgjedhor derisa të mbarojë. Në bazë të vlerësimeve deri më tani i kemi vlerësimet që është një situatë mjaft e qetë. Policia e Kosovës do të ketë shumë angazhime dhe nuk do të lodhemi kurrë që Kosova të del e suksesshme”.

Zv. kryesuesja e KGjK-së, Makifete Saliuka, tregoi për bashkëpunimet me të gjithë akterët që mbrohet vota e lirë e qytetarit.

“Ne si Këshill Gjyqësor kemi nënshkruar bashkëpunim me KQZ-në , Policinë e Kosovës dhe me Panelin Zgjedhor për Ankesa dhe Parashtresa  për bashkëpunimin e zgjedhjeve të parakohshme të 6 tetorit. Me shpresën se do të mbrohet vota e lirë e qytetarit”, ka thënë Saliuka, shkruan EO.

Përfaqësues i Ambasadës së SHBA-së, John Buah, tha se SHBA-ja vazhdon të mbështet zgjedhjet dhe inkurajon të gjithë për të raportuar parregullsitë.

“Ju inkurajojmë të raportoni për të gjitha parregullsitë. SHBA-ja vazhdon të mbështet projektin e juaj sivjet”, tha ai.

albnews

albnews

Live ALBUK TV

Recent News

“Mos më vono se jam në hasmëri!” Policia e Elbasanit ndalon vëllanë e Durim Bamit

“Mos më vono se jam në hasmëri!” Policia e Elbasanit ndalon vëllanë e Durim Bamit

21 September, 2025
Osmani kujton Ahmet Krasniqin: Zbardhja e vrasjes së tij mbetet obligim institucional

Osmani kujton Ahmet Krasniqin: Zbardhja e vrasjes së tij mbetet obligim institucional

21 September, 2025
Gruaja më e vjetër në botë, 116 vjeç, takohet me Mbretin Charles

Gruaja më e vjetër në botë, 116 vjeç, takohet me Mbretin Charles

21 September, 2025
Aeroporti i Heathrow paralajmëron sërish për vonesa pas sulmit kibernetik

Aeroporti i Heathrow paralajmëron sërish për vonesa pas sulmit kibernetik

21 September, 2025
Copyright © 2025 ALB UK News | Powered by ALB UK News
This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Cookie settingsACCEPT
Privacy & Cookies Policy

Privacy Overview

This website uses cookies to improve your experience while you navigate through the website. Out of these cookies, the cookies that are categorized as necessary are stored on your browser as they are essential for the working of basic functionalities of the website. We also use third-party cookies that help us analyze and understand how you use this website. These cookies will be stored in your browser only with your consent. You also have the option to opt-out of these cookies. But opting out of some of these cookies may have an effect on your browsing experience.
Necessary
Always Enabled
Necessary cookies are absolutely essential for the website to function properly. This category only includes cookies that ensures basic functionalities and security features of the website. These cookies do not store any personal information.
Non-necessary
Any cookies that may not be particularly necessary for the website to function and is used specifically to collect user personal data via analytics, ads, other embedded contents are termed as non-necessary cookies. It is mandatory to procure user consent prior to running these cookies on your website.
SAVE & ACCEPT
No Result
View All Result