• Home
  • Albania
  • Kosova
  • Maqedonia
  • UK
  • Bota
  • Sport
  • Rajoni
  • Diaspora
  • Lajme te tjera
  • Live TV
  • Kontakto
    • Terms and Condition
    • Termat dhe Kushtet
  • Lajme
Sunday, May 18, 2025
  • Login
ALB UK News
  • Home
  • Albania
  • Kosova
  • Maqedonia
  • UK
  • Bota
  • Sport
  • Rajoni
  • Diaspora
  • Lajme te tjera
  • Live TV
  • Kontakto
    • Terms and Condition
    • Termat dhe Kushtet
  • Lajme
No Result
View All Result
  • Home
  • Albania
  • Kosova
  • Maqedonia
  • UK
  • Bota
  • Sport
  • Rajoni
  • Diaspora
  • Lajme te tjera
  • Live TV
  • Kontakto
    • Terms and Condition
    • Termat dhe Kushtet
  • Lajme
No Result
View All Result
ALB UK News
No Result
View All Result
Home Sports
100-vjetori i lindjes së Loro Boriçit

100-vjetori i lindjes së Loro Boriçit

by albnews
5 August, 2022
in Sports
0
7
VIEWS

Si sot 100 vite më parë, më 4 gusht 1922, lindi në Shkodër legjenda e futbollit shqiptar, Loro Boriçi!

Padyshim, figurë e jashtëzakonshme dhe personaliteti më i madh në historinë e futbollit shqiptar e një nga njerëzit me më shumë kontribute në zhvillimin e futbollit në vendin tonë me një karrierë të lavdishme.

Loro kreu shkollën në Kolegjin Saverian në Shkodër, një institucion arsimor që i përkiste kishës katolike që kishte arsimim të përgjithshëm normal. Spikati që në moshën 15-vjeçare për aftësitë e tij teknike dhe u bë menjëherë pjesë e Vllaznisë, ku luajti për disa sezone.

Më pas, u transferua në Itali me vëllain e tij më të madh, Markun, dhe u regjistrua në fakultetin e drejtësisë në Romë për të ndjekur studimet në fushën e jurisprudencës. Në vitin 1941, Loro u bë pjesë e klubit të Lacios dhe pas një sezoni të parë të vështirë arriti formacionin e ekipit të parë duke luajtur 19 ndeshje e duke shënuar 6 gola në kampionatin elitar të Italisë. Asokohe në Serinë A ishin edhe disa futbollistë të tjerë shqiptarë që luanin me klubet italiane si Riza Lushta i Juventusit, Naim Kryeziu i Romës, Hilë Staka i Bolonjës apo Sllave Llambi me Interin.

Me përfundimin e luftës Loro Boriçi vendosi të kthehej në Shqipëri dhe u transferua te Vllaznia, ku u shpall dy herë kampion më 1945-n dhe 1946-n. Debutimi i tij me Kombëtaren shqiptare do të vinte në miqësoren ndaj Malit të Zi, të luajtur në gusht të vitit 1946. Loro Boriçi ishte protagonisti kryesor dhe kapiteni që udhëhoqi Kombëtaren e Shqipërisë në fitoren historike të Ballkaniadës së vitit 1946 në Tiranë, duke mposhtur skuadra me emër si Rumania e Bullgaria.

Në 1949 mbërrin në Tiranë për shërbimin ushtarak, ndonëse ishte 27 vjeç dhe luajti për Partizanin. Fitoi edhe dy tituj kampion (1949, 1954), ndërsa në sezonin e fundit si futbollist aktiv luajti edhe për Spartakun e Tiranës. Në vitin 1956 u caktua trajner i Partizanit dhe më 1957-n, trajner i kombëtares, të cilën me shkëputje e drejtoi deri në prag të viteve 80-të. Në fakt, Loro Boriçi mban edhe një tjetër rekord të veçantë si trajneri më jetëgjatë i Kombëtares shqiptare.

Në 1960 u shkollua për trajner në Institutin e Fizkulturës dhe Sporteve në Bullgari, në Sofie, dhe si trajner do të shpallej kampion në vitet 1963, 1964, 1971 me Partizanin. Gjithashtu, si trajner ka fituar Kupën e Republikës në 1964, 1966, 1968 e 1970, Kupën Ballkanike me Partizanin në 1970, Kampionatin Ballkanik me ekipin Shpresa më 1977. Boriçi fitoi edhe medaljen e argjendit me Partizanin në Lojërat e Ushtrive mike në Hanoi më 1963.

Nga viti 1972 e deri në vitin 1975 punoi në Kinë për të ndihmuar në zhvillimin e futbollit kinez, për t’u rikthyer në eksperiencën e tij të fundit në krye të stolit të Kombëtares. Loro Boriçi u nda nga jeta në moshën 62-vjeçare më 25 prill të vitit 1984 pas një sëmundjeje të rëndë. I nderuar me titujt sportiv “Mjeshtër i Merituar”, “Trajner Kombëtar”, “Nderi i Sportit Shqiptar”, si edhe i dekoruar nga Presidentët e Republikës me urdhrin “Naim Frashëri” Klasi i Parë dhe Urdhri i Artë “Naim Frashëri”, dekorata “Mjeshtri i Madh i Punës”, urdhri “Nderi i Kombit” dhënë më 30 dhjetor 2012 me motivacionin: “Me përkushtim të rrallë, duke e konsideruar sportin si një mision jetik për t’i shërbyer Shqipërisë me talentin e tij të rrallë, ai ishte dhe mbetet ikona e futbollit shqiptar”. Emrin e Loro Boriçit e mban sot edhe stadiumi kombëtar i Shkodrës.

Previous Post

Italia e të rinjve ndeshet me Shqipërinë, grumbullon talentin shqiptar të Juventusit

Next Post

Lëshohet sonda e parë hapësinore hënore e Koresë së Jugut

albnews

albnews

Related Posts

Austria fiton Eurovision 2025, “Zjerm” renditet në vend të 8-të
Sports

Amorim e ka mbështetjen e Man Utd edhe nëse nuk e fiton Ligën e Evropës

18 May, 2025
Man Utd vendosi dy rekorde tronditëse në Ligën Premier pas humbjes nga Chelsea
Sports

Man Utd vendosi dy rekorde tronditëse në Ligën Premier pas humbjes nga Chelsea

17 May, 2025
Cristiano Ronaldo, sportisti më i paguar në botë për vitin e kaluar sipas “Forbes”…
Sports

Cristiano Ronaldo, sportisti më i paguar në botë për vitin e kaluar sipas “Forbes”…

16 May, 2025
Next Post
Lëshohet sonda e parë hapësinore hënore e Koresë së Jugut

Lëshohet sonda e parë hapësinore hënore e Koresë së Jugut

  • Trending
  • Comments
  • Latest
Tronditet Britania, gardiania e burgut s*ks në qeli me të dënuarin, dalin pamje

Tronditet Britania, gardiania e burgut s*ks në qeli me të dënuarin, dalin pamje

28 June, 2024
Ukraina dështon në grabitjen e bombarduesit strategjik të Rusisë

Arrestohet në Londër shqiptarja e shpallur në kërkim nga Interpol Tirana, ja për çfarë akuzohet

8 July, 2024

Nga Av. Naim Hasani/ “Kush ka hyre ilegalisht ne Britani, nuk do te behet asnjehere shtetas Britanik”

11 February, 2025
Tjetër sulm në Angli/ Qëllohet me thikë një grua dhe vajza 11-vjeçe në Leicester Square

Tjetër sulm në Angli/ Qëllohet me thikë një grua dhe vajza 11-vjeçe në Leicester Square

12 August, 2024
Albania Today Part 2 ( Ministria Turizmit , Toptani Shopping Center , Plaza Tirana Hotel.)

ALB UK is airing a documentary against the stereotype Sky news portray on Albanians and Albania.

0

Ngrohja globale po afron

0

Salah kthehet në makineri golash, Liverpuli drejt vendit të dytë

0

3 mijë emigrantë të kapur gjatë muajit janar-shkurt

0
Austria fiton Eurovision 2025, “Zjerm” renditet në vend të 8-të

“Luftë” brenda PS-së, Xhaçka fiton mandatin me 2 vota më shumë se Blerina Gjylameti

18 May, 2025
Austria fiton Eurovision 2025, “Zjerm” renditet në vend të 8-të

Britania e Madhe merr sërish zero pikë nga publiku në Eurovision 2025

18 May, 2025
Austria fiton Eurovision 2025, “Zjerm” renditet në vend të 8-të

Austria fiton Eurovision 2025, “Zjerm” renditet në vend të 8-të

18 May, 2025
Britania do të thithë karbonin nga deti

Britania do të thithë karbonin nga deti

17 May, 2025

Popular Stories

  • Tronditet Britania, gardiania e burgut s*ks në qeli me të dënuarin, dalin pamje

    Tronditet Britania, gardiania e burgut s*ks në qeli me të dënuarin, dalin pamje

    4711 shares
    Share 1884 Tweet 1178
  • Arrestohet në Londër shqiptarja e shpallur në kërkim nga Interpol Tirana, ja për çfarë akuzohet

    2398 shares
    Share 959 Tweet 600
  • Nga Av. Naim Hasani/ “Kush ka hyre ilegalisht ne Britani, nuk do te behet asnjehere shtetas Britanik”

    1869 shares
    Share 748 Tweet 467
  • Tjetër sulm në Angli/ Qëllohet me thikë një grua dhe vajza 11-vjeçe në Leicester Square

    1811 shares
    Share 724 Tweet 453
  • Gjyqtari britanik paragjykon shqiptarin në gjyq: Historinë tënde e dëgjoj çdo javë

    1696 shares
    Share 678 Tweet 424
  • Home
  • Albania
  • Kosova
  • Maqedonia
  • UK
  • Bota
  • Sport
  • Rajoni
  • Diaspora
  • Lajme te tjera
  • Live TV
  • Kontakto
  • Lajme

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Cookie settingsACCEPT
Privacy & Cookies Policy

Privacy Overview

This website uses cookies to improve your experience while you navigate through the website. Out of these cookies, the cookies that are categorized as necessary are stored on your browser as they are essential for the working of basic functionalities of the website. We also use third-party cookies that help us analyze and understand how you use this website. These cookies will be stored in your browser only with your consent. You also have the option to opt-out of these cookies. But opting out of some of these cookies may have an effect on your browsing experience.
Necessary
Always Enabled
Necessary cookies are absolutely essential for the website to function properly. This category only includes cookies that ensures basic functionalities and security features of the website. These cookies do not store any personal information.
Non-necessary
Any cookies that may not be particularly necessary for the website to function and is used specifically to collect user personal data via analytics, ads, other embedded contents are termed as non-necessary cookies. It is mandatory to procure user consent prior to running these cookies on your website.
SAVE & ACCEPT
No Result
View All Result
  • Home
  • Albania
  • Kosova
  • Maqedonia
  • UK
  • Bota
  • Sport
  • Rajoni
  • Diaspora
  • Lajme te tjera
  • Live TV
  • Kontakto
    • Terms and Condition
    • Termat dhe Kushtet
  • Lajme

© 2023 ALBUKTV.COM