10000 britanikë mund të jenë infektuar me koronavirus

albnews
By
1 Min Read
Disclosure: This website may contain affiliate links, which means I may earn a commission if you click on the link and make a purchase. I only recommend products or services that I personally use and believe will add value to my readers. Your support is appreciated!

Deri në 10,000 britanikë tashmë mund të jenë infektuar me koronavirus, paralajmëruan ekspertët sot.

Duke folur në një konferencë për shtyp, kryeministri Boris Johnson tha se numri i rasteve në Britaninë e Madhe pritet të rritet ndjeshëm në javët e ardhshme.

Kryetari i Këshillit Shkencor të Qeverisë, Patrick Vallance, tha aktualisht janë 590 raste që janë identifikuar dhe ka më shumë se 20 pacientë në kujdes intensiv.

“Nëse llogaritni se çfarë do të thotë me të vërtetë sa i përket numrit të përgjithshëm, ka shumë të ngjarë të kemi 5,000 deri 10,000 të infektuar për momentin. Ky është ende një numër relativisht i vogël,” tha Vallance. NHS paralajmëron se “njerëzit e moshuar dhe njerëzit me kushte para-ekzistuese mjekësore ka më shumë të ngjarë të sëmuren rëndë me virusin”.

Share This Article