101-vjeçari bëhet me diplomë të shkollës së mesme

albnews
By
2 Min Read
Disclosure: This website may contain affiliate links, which means I may earn a commission if you click on the link and make a purchase. I only recommend products or services that I personally use and believe will add value to my readers. Your support is appreciated!

Një burrë 101-vjeçar, i cili duhet ta linte shkollën e mesme në Virxhinia Perëndimore në vitet 30-ta, u bë me një diplomë më shumë se 80 vjet më vonë.

Sipas medieve të huaja, përcjell Telegrafi, “Jefferson County Schools” në Virxhinia Perëndimore, tha se Merrill Pittman Cooper, 101-vjeç, kishte ndjekur Kolegjin Storer, një ish-shkollë e mesme në qytetin Harpers Ferry, por atij iu desh ta braktiste shkollën gjatë vitit të tij të fundit në vitin 1938 kur ai dhe nëna e tij u zhvendosën në Filadelfia për arsye financiare.

Cooper shprehu keqardhjen që nuk u diplomua kurrë gjatë një vizite në vitin 2018 në ish-kampusin e Kolegjit Storer, duke i shtyrë të afërmit të kontaktojnë distriktin shkollor “Jefferson County Schools”.

Këto përpjekje arritën kulmin këtë muaj kur Cooper-it iu dha një diplomë nderi nga Jefferson County Schools në një ceremoni diplomimi ku mori pjesë familja e tij.

 “Jefferson County Schools është i përkushtuar të ndihmojë çdo student, të ri apo të vjetër, të përmbushë ëndrrat e tij”, tha mbikëqyrësi i këtij distrikti, Bondy Shay Gibson-Learn.

 “Për zotin Cooper, kjo do të thotë që ai të bëhet me diplomë të shkollës së mesme. Ne jemi të nderuar të ndihmojmë që kjo ëndërr të bëhet realitet”.

Share This Article