101-vjeçarja mposht Covid për herë të dytë,i mbijetoi edhe gripit spanjoll

albnews
By
1 Min Read
Disclosure: This website may contain affiliate links, which means I may earn a commission if you click on the link and make a purchase. I only recommend products or services that I personally use and believe will add value to my readers. Your support is appreciated!

Një rast i jashtëzakonshëm është cilësuar ai i gjyshes Maria në Itali, për të cilën ka shkruar madje edhe presidenti i rajonit të Lombardisë Attilio Fontana.

E moshuara është prekur për herë të dytë nga koronavirusi dhe ka arritur të mbijetojë. Ajo ndodhet tashmë në spitalin e Sondrios, ndërkohë që rasti është bërë publik në faqet lokale të gazetës Corriere della Sera.

“Gjyshe Maria e lindur në vitin 1919, është një e mbijetuar e gripit spanjoll. Ajo u martua gjatë Luftës së Dytë Botërore. Tashmë u përball me Covid. Është një prej rasteve të rralla në botë, që e mposhti jo një herë, por dy. Pozitive për të herë të parë në pranverë ajo rezultoi sërish pozitive me pak temperaturë në shtator”, ka shkruar në rrjetet sociale presidenti i Lombardisë, duke i dërguar përshëndetjet e tij gjyshes 101-vjeçare./Opinion.al 

Share This Article