102 viktima nga tërmeti i Izmirit

albnews
By
1 Min Read
Disclosure: This website may contain affiliate links, which means I may earn a commission if you click on the link and make a purchase. I only recommend products or services that I personally use and believe will add value to my readers. Your support is appreciated!

Agjencia turke për Menaxhimin e Katastrofave dhe Emergjencave (AFAD) njoftoi se është rritur në 102 numri i personave që kanë humbur jetën nga tërmeti.

Në një deklaratë nga AFAD thuhet se pas tërmetit 6.6 ballë që goditi më 30 tetor qytetin e Izmirit, janë regjistruar 1 475 paslëkundje, prej të cilave 44 më të forta se 4 ballë.

Nga 1 026 qytetarë të plagosur, kanë lënë spitalin pas trajtimit 883 persona ndërkohë vazhdojnë të marrin trajtim ende 143 prej tyre.

Gjithashtu, punimet e kërkim-shpëtimit në Izmir nga 17 ndërtesa kanë përfunduar në 12 prej tyre dhe vazhdojnë ende në 5 ndërtesa./ATSH/  

Share This Article