106 vjeçarja fiton betejën kundër koronavirusit

albnews
By
1 Min Read
Disclosure: This website may contain affiliate links, which means I may earn a commission if you click on the link and make a purchase. I only recommend products or services that I personally use and believe will add value to my readers. Your support is appreciated!

Një grua 106 vjeçe nga Britania është më e moshuara që ka fituar betejën me COVID-19 në vendin ishullor.

Connie Tichen nga Birmingham, Angli qëndroi prej 3 javësh e shtruar në spital në kujdes intensiv nga mjekët.

Pasi doli nga spitali ditën e sotme ajo shprehet për mediet britanike se ishte me fat që e fitoi këtë betejë.

“Jam shumë me fat që ja dola. Tani mezi pres të takoj familjen time”, tha ajo.

Tichen e cila ka lindur në vitin 1913 duke i përjetuar dhe të dy luftërat botërore u shtrua në spital në mes të muajit mars pasi shfaqi simptoma të pneumonisë.

“Sekreti i jetëgjatësisë së saj është jeta shumë aktive që ajo ka bërë ndër vite. Tichen është shumë e fortë. Në dhjetor ajo iu nënshtrua një ndërhryjeje kirurgjikale, ku vetëm pas 30 ditësh u ngrit sërish në këmbë” – shprehet mbesa e saj.

Share This Article