107-vjetori i krijimit të Forcave të Armatosura Shqiptare

albnews
By
1 Min Read
Disclosure: This website may contain affiliate links, which means I may earn a commission if you click on the link and make a purchase. I only recommend products or services that I personally use and believe will add value to my readers. Your support is appreciated!

Forcat e Armatosura të Shqipërisë u krijuan më 4 dhjetor të vitit 1912, pak ditë pas krijimit të shtetit të parë shqiptar në Vlorë.

Krijimi i Forcave të Armatosurave erdhi si nevojë e natyrshme e një shteti sovran, të pavarur dhe që kërkonte të mbronte kufirin e saj.

107-vjetori i krijimit të Forcave të Armatosura e gjen këtë forcë anëtare në NATO, duke shërbyer në misione paqeruajtëse në botë përkrah forcave ushtarake të Aleancës në Afganistan, Detin Egje, Letoni, Mali, Kosovë, Bosnje Hercegovinë, e kudo në misione ndërkombëtare.

Në 107-vjetorin e krijimit të Forcave të Armatosura të shtetit shqiptar, Presidenti i Republikës Ilir Meta, njëkohësisht Komandant i Përgjithshëm i Forcave të Armatosura, qëndron në Kosovë, ku do të dekorojë Forcat ushtarake të Kosovës për kontributin e dhënë pas tërmetit që goditi Shqipërinë.

Share This Article