Sot është ditëlindja e Shën Nënë Terezës.
Nobelistja shqiptare Gonxhe Bojaxhiu – Nëna Terezë ka lindur më 26 gusht 1910 në Shkup.
Ajo tërë jetën e saj ia kushtoi çështjes së bamirësisë, duke i ndihmuar familjet e varfra dhe personat e sëmurë.
Nëna Terezë ndërroi jetë më 5 shtator 1997.
Për vlerat e saja jetësore, Nëna Terezë nga Kisha e Shenjtë në Vatikan u shpall Shën Tereza.