11 holandezë të arrestuar për trafik droge

albnews
By
1 Min Read
Disclosure: This website may contain affiliate links, which means I may earn a commission if you click on the link and make a purchase. I only recommend products or services that I personally use and believe will add value to my readers. Your support is appreciated!

Policitë e disa vendeve evropiane kanë proceduar arrestimin e 11 shtetasve holandezë dhe kanë sekuestruar sasi të mëdha droge, pas një hetimi një vjeçar mbi një organizatë kriminale aktive në të gjithë Evropën.

“Autoritetet kombëtare gjermane, daneze, spanjolle, holandeze, suedeze, britanike dhe norvegjeze, me mbështetjen aktive të Eurojust kanë bërë të mundur kapjen e një grupi kriminal të përfshirë në trafikun e drogës”, njoftoi sot njësia europiane për bashkëpunimin gjyqësor.

“Policitë e vendeve evropiane dyshojnë se trafikantët transportonin drogën me kamionë duke e fshehur në ngarkesat e ligjshme që nga Spanja drejt Holandës, para se ta shpërndanin në vende të tjera”, shtoi Eurojust në një komunikatë.

Në total janë sekuestruar katër tonë hashash, 200 kilogramë amfetaminë, 64 kilogramë kokainë, 45 kilogramë MDMA dhe 25 kilogramë heroinë.

“Një shoqëri transporti me vendndodhje në Holandë ishte e përfshirë në trafikun e sasive të mëdha të drogës drejt vendeve evropiane”, theksoi Eurojust./ATSH/

Share This Article