Plani në vlerë prej 11 miliardë dollarësh që pritet të përshpejtojë udhëtimin me tren mes New Yorkut dhe New Jerseyt, ka marrë miratimin të premten. Departamenti i Transportit ka njoftuar se projekti ka marrë miratimin për ambient.
Sipas planit, do të krijohet një tunel i ri në lumin Hudson. Projekti ishte në pritje tash e tre vjet, qëkur u kompletuan studimet për ambientin. Guvernatori demokrat Andrew Cuomo kishte akuzuar administratën e Donald Trumpit për vonesat e shumta për arsye politike.
Tuneli ekzistues është i vjetër 110 vjet dhe vazhdimisht ka pasur probleme dhe vonesa në linjat e udhëtimeve.