11 të vdekur dhe 539 raste të reja me Covid-19 në Kosovë

albnews
By
1 Min Read
Disclosure: This website may contain affiliate links, which means I may earn a commission if you click on the link and make a purchase. I only recommend products or services that I personally use and believe will add value to my readers. Your support is appreciated!

Gjatë 24 orëve të fundit në Kosovë kanë vdekur edhe 11 persona si pasojë e virusit Covid-19.

Gjatë kësaj kohe janë raportuar edhe 539 raste të reja të infektuara.

Një gjë e tillë është bërë e ditur nga Instituti Kombëtarë i Shëndetit Publik.

“Gjatë 24 orëve të fundit, në Laboratorin e Mikrobiologjisë Molekulare në IKShPK me metodën RT-PCR, janë testuar gjithsej 1.219  mostra të marra nga ShSKUK dhe gjurmimi i kontakteve të rasteve në terren, prej të cilëve rezultojnë 539 raste pozitive”, është thënë nga IKSHPK.

Numri total i rasteve pozitive është 39.596 raste nga 143.988 persona të dyshimtë në virusin SARS-CoV-2 dhe 1.016 raste të vdekjes.

 Gjatë 24 orëve të fundit, sipas IKSHPK-së janë shëruar edhe 574 pacientë, derisa numri i përgjithshëm i të shëruarve deri më sot është gjithsej 25.001 raste, kurse numri i rasteve aktive është 13.579.

Share This Article