11 viktima dhe 153 raste të reja me COVID-19 në Maqedoni

albnews
By
1 Min Read
Disclosure: This website may contain affiliate links, which means I may earn a commission if you click on the link and make a purchase. I only recommend products or services that I personally use and believe will add value to my readers. Your support is appreciated!

Ministria e Shëndetësisë në Maqedoni informon se në 24 orët e fundit janë bërë 1.549 testime për coronavirus, ndërsa 153 raste kanë rezultuar pozitiv.

Prej rasteve të reja, në Shkup janë 108, Kumanovë-12, Prilep – 9, Kavadar – 6, Manastir – 5, Kriva Pallanka – 4, Vinica – 2, Strumica, Kërçova, Negotina, Shën Nikolla, Berova, Dellçeva dhe Probishtipi – nga 1.

Nga MSH informojnë se kanë ndërruar jetë 24 pacientë, të cilët kanë qenë pozitiv për COVID-19, ndërsa nga sistemi “Termini im” janë paraqitur edhe dy pacientë të vdekur, të cilët kanë ndërruar jetë prej datës 22.10.2021 deri 30.10.2021.

Kurse ISHP ka regjistruar 309 pacientë të shëruar.

Me rastet e sotme numri i përgjithshëm i të infektuarve me COVID-19 shkon në 202.705, prej të cilëve 188.849 janë shëruar, ndërsa 7.145 kanë ndërruar jetë.

Numri i rasteve aktive deri sot (1 nëntor) është 6.711.

Share This Article