Njëmbëdhjetë persona vdiqën dhe katër të tjerë u plagosën herët të shtunën në një sulm me zjarrvënie në një lokal në veri të Meksikës. Mes viktimave është një djalë 17-vjeçar dhe një grua me kombësi amerikane.
Tragjedia ndodhi në San Luis Rio Kolorado, në shtetin Sonora, fqinj i Arizonës, SHBA.
Mueren 11 personas calcinadas al incendiarse el antro Beer House Cantina de San Luis Río Colorado en Sonora VIDEO: Especial pic.twitter.com/3rVokq9BDg
— Brenda MTz C (@BrenMtzCarrera) July 22, 2023
“Njëmbëdhjetë persona kanë vdekur, shtatë burra dhe katër gra, [të tjerë] katër janë shtruar në spital në San Luis Rio Kolorado dhe në SHBA”, tha zyra e prokurorit Sonora.
Sulmi dyshohet se është kryer nga një klient i dehur, i cili ishte nxjerrë nga lokali pak kohë më parë për ngacmim të një gruaje. Siç përshkruhet nga prokurorët, burri ka “larë” hyrjen e lokalit me benzinë që ka marrë nga furgoni i tij dhe më pas ka hedhur një koktej molotovi .
Vihet re se në momentin e sulmit në lokal, sipas dëshmive, ndodheshin nga 50 deri në 80 persona. I akuzuari për zjarrvënien vrasëse është arrestuar pa u bërë të ditur deri më tani detajet e tij.