11 vjet nga anëtarësimi i Shqipërisë në NATO

albnews
By
2 Min Read
Disclosure: This website may contain affiliate links, which means I may earn a commission if you click on the link and make a purchase. I only recommend products or services that I personally use and believe will add value to my readers. Your support is appreciated!

“Prej 11 vjetësh, që kur Shqipëria u bë anëtare në NATO, forcat e Shteteve të Bashkuara dhe ato shqiptare kanë derdhur gjak, djersë dhe lot së bashku”.

Ambasadorja e Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Yuri Kim kujtoi sot 11-vjetorin e anëtarësimit të Shqipërisë në NATO.

Ajo theksoi se së shpejti NATO do të ketë një ndërtesë në Kuçovë.

Ambasadorja Kim u shpreh se, “Shtetet e Bashkuara janë krenare që janë aleate me Shqipërinë”.

“Prej 11 vjetësh, që kur Shqipëria u bë aleate në NATO, forcat e Shteteve të Bashkuara dhe ato shqiptare kanë derdhur gjak, djersë dhe lot së bashku në Afganistan, Irak, Bosnjë-Herzegovinë, Kosovë dhe Letoni. Së shpejti, NATO do të ketë një ndërtesë në Kuçovë. Shtetet e Bashkuara janë krenare që janë aleate me Shqipërinë”, tha ambasadorja Yuri Kim.

Më 4 prill 2009 në 60-vjetorin e themelimit të NATO-s u firmos traktati që e bëri Shqipërinë vend me të drejta të plota në këtë aleancë, pas dorëzimit të dokumentacionit përkatës në Departamentin Amerikan të Shtetit, me 1 prill së bashku me Kroacinë.

Shqipëria mori ftesën për anëtarësim në vitin 2008, në Samitin e Bukureshtit, ndërsa u ul si vend anëtar me të drejta të plota në takimin e përfaqësuesve të lartë të NATO-s në samitin e Strasburg-Këln.

Ndërsa më 7 prill 2009, u ngrit flamuri i Shqipërisë në selinë e NATO-s. Shqipëria u bë vendi i 27-të anëtar i Aleancës së Atlantikut të Veriut/ATSH.

Share This Article