1100 Porsche dhe 189 Bentley po digjen në mes të oqeanit

albnews
By
1 Min Read
Disclosure: This website may contain affiliate links, which means I may earn a commission if you click on the link and make a purchase. I only recommend products or services that I personally use and believe will add value to my readers. Your support is appreciated!

Një gjigant i detit 600 mijë tonësh, në flakë në mes të oqeanit.

Brenda tij, një pasuri përrallore, në formën e disa prej makinave më të kushtueshme në botë, që me shumë mundësi do të shkrumbohen.

Duket një histori filmash, por po ndodh realisht rreth 200 kilometra nga Ishujt Azore të Portugalisë.

Anija “Felicity Ace” ndodhet praktikisht në mëshirë të fatit, pasi një zjarr i dimensioneve të mëdha detyroi ekuipazhin  e saj të braktiste mjetin lundrues, të ndihmuar nga helikopterët e ushtrisë portugeze.

Ndërkohë që viktimat u shmangën, lajmet e këqija vijnë për të pasurit e botës.

“Felicity Ace” ishte nisur nga porti i Emden në Gjermani dhe po i drejtohej portit të Davisville në Shtetet e Bashkuara, i mbushur me rreth 4 mijë mjete të prodhuar nga grupi Volswagen.

Mes tyre, edhe 1100 mjete Porsche, dhe 189 nga elitarja Bentley.

Share This Article