113 vjetori i FA, presidenti Begaj: Pjesëmarrja në misione ndërkombëtare na bën krenarë dhe kontribuues me vlera

albnews
By
1 Min Read
Disclosure: This website may contain affiliate links, which means I may earn a commission if you click on the link and make a purchase. I only recommend products or services that I personally use and believe will add value to my readers. Your support is appreciated!

Presidenti Bajram Begaj ka shprehur vlerësimin dhe mirënjohjen për të gjithë efektivët e Forcave të Armatosura të Shqipërisë. Në 113-vjetorin e themelimit të Forcave të Armatosura të Shqipërisë, kreu i shtetit theksoi angazhimin e tyre në misione dhe operacione ndërkombëtare, duke na bërë krenarë.

“Sot, në ditën e themelimit të Forcave të Armatosura, nderojmë me respekt kontributin, sakrificat dhe shërbimin e vyer të të gjithë efektivëve të FARSH që me atdhedashuri, besnikëri dhe disiplinë i kanë shërbyer atdheut në këto 113 vite.

Forcat e Armatosura, me angazhimin, përkushtimin dhe profesionalizimin e tyre, kanë arritur me sukses të jenë në lartësinë e detyrës për sigurimin e pavarësisë dhe mbrojtjes së vendit.

Pjesëmarrja në misione dhe operacione të NATO-s, BE-së dhe OKB-së na bën krenarë dhe kontribuues me vlera në sigurinë kolektive.

Mirënjohje për çdo efektiv, vajza dhe djem, gra dhe burra të Forcave të Armatosura për shërbimin që i bëjnë atdheut!

Gëzuar 113-vjetorin FARSH!”, shkruan Begaj në Facebook. 

Share This Article