114 raste me koronavirus sot në Kosovë

albnews
By
1 Min Read
Disclosure: This website may contain affiliate links, which means I may earn a commission if you click on the link and make a purchase. I only recommend products or services that I personally use and believe will add value to my readers. Your support is appreciated!

114 raste me COVID-19 janë konfirmuar të premten në Kosovë. IKSHPK-ja ka njoftuar se janë shëruar 117 pacientë. Pas një kohe të gjatë ka më shumë të shëruar se raste të reja me koronavirus.

Të premten janë testuar 304 mostra.

Më së shumti raste janë paraqitur në Ferizaj, gjithsej 35. Në Prishtinë janë 17 raste të reja, kurse në Mitrovicë nëntë raste. Nëntë raste janë edhe në Pejë e Vushtrri, kurse shtrirja vazhdon në Prizren me tetë raste, Gjakovë (7), Rahovec (5), Gjilan (4), Viti (3), Suharekë (2) dhe në Han të Elezit, Kaçanik, Kamenicë, Mamushë, Obiliq dhe Skenderaj me nga një rast.

Pra koronavirusi është shtrirë me raste të reja në plot 17 komuna.

Numri i të prekurve nga koronavirusi ka shkuar në 3178. Sipas IKSHPK-së, kanë vdekur 58 pacientë, që pos të prekur nga COVID-19 kishin edhe sëmundje shoqëruese.

Janë shëruar 1824 persona deri më tani kurse numri i rasteve aktive është 1296.

Share This Article