119 vjet nga vrasja e Haxhi Zekës dhe 76 vjet nga vrasja e Shaban Polluzhës

albnews
By
2 Min Read
Disclosure: This website may contain affiliate links, which means I may earn a commission if you click on the link and make a purchase. I only recommend products or services that I personally use and believe will add value to my readers. Your support is appreciated!

Sot bëhen 119 vjet nga vrasja e atdhetarit dhe një nga figurat kryesore të Lëvizjes Kombëtare Shqiptare gjatë shekullit XIX, Haxhi Zeka.

Haxhi Zeka u bë i njohur sidomos kur formoi Lidhjen “Besa-Besë” të Pejës, të mbajtur në vitin 1889.

Haxhi Zeka u vra më 21 shkurtit 1902, derisa po shkonte nga ndërtesa qeveritare në Pejë në drejtim të Urës së Gurit. U qëllua për vdekje nga Adem Zajmi, i cili i kishte zënë pritë me disa persona tjerë.

76 vite më parë në fshatin Tërstenik të Drenicës vritet Shaban Polluzha, njëri ndër komandantët më të njohur të kësaj zone gjatë Luftës së Dytë Botërore.

Polluzha pavarësisht lidhjeve formale që kishte me komunizmin në atë kohë, asnjëherë nuk e pranoi këtë ideologji që do ta zgjidhte çështjen e Kosovës.

Rezistenca e Polluzhës bëri që të aktivizoheshin divizionet ushtarake të Serbisë, Maqedonisë dhe Malit të Zi, të udhëhequra nga komandati suprem Josip Broz Tito, i cili më 8 shkurt 1945 vendosi administrimin ushtarak në Kosovë. Pas kësaj, në një fushatë të egër ushtarake më 21/22 shkurt 1945 u shua me gjak edhe kryengritja e Drenicës, pas vrasjes së tribunëve popullorë Shaban Polluzha e Mehmet Gradica në kullat e Dvoranëve në Tërstenik.

Shaban Polluzha në vitin 2009 është dekoruar me medaljen “Heroi i Kosovës” nga ish-presidenti, Fatmir Sejdiu.

Share This Article