11922 raste aktive me Covid-19 në Kosovë

albnews
By
1 Min Read
Disclosure: This website may contain affiliate links, which means I may earn a commission if you click on the link and make a purchase. I only recommend products or services that I personally use and believe will add value to my readers. Your support is appreciated!

Numri ditor i të infektuarve me Covid-19 në Kosovë vazhdon të mbetet i lartë.

Vetëm gjatë ditës së djeshme 590 persona rezultuan pozitiv me këtë virus ndërsa 13 pacientë nuk arritën të mbijetojnë.

Deri më tani në Kosovë me koronavirus janë infektuar 45 mijë e 594 persona, 1 mijë 174 prej tyre kanë humbur jetën.

32 mijë e 498 janë shëruar ndërsa numri i rasteve aktive mbetet 11 mijë e 922.

“Numri total i rasteve pozitive është 45.594  raste nga 160.352 persona të dyshimtë në virusin SARS-CoV-2 dhe 1.174 raste të vdekjes. Gjatë 24 orëve të fundit, janë shëruar 696 pacientë derisa numri i përgjithshëm i të shëruarve deri më sot është gjithsej 32.498 raste, kurse numri i rasteve aktive është 11.922”, thuhet në raportin e fundit të IKSHPK-së.

Share This Article