Shqipërinë e kanë vizituar në vitin 2025, 12 milionë të huaj. Kështu tha ministri i Turizmit, Kulturës dhe Sportit, Belndi Gonxhja, në një postim në llogarinë e tij në Facebook.
“Me mbylljen e vitit 2025, Shqipëria thyen rekordin e një viti më parë, duke kapërcyer shifrën e 12 milionë vizitorëve me pasaportë të huaj!”, shkroi Gonxhja.
“Një rezultat që konfirmon konsolidimin e vendit si një destinacion turistik gjithëvjetor, me interes të qëndrueshëm përtej sezonit veror dhe me oferta të larmishme në turizëm kulturor, natyror, kulinar, sportiv dhe jo vetëm, duke forcuar pozicionin e saj në hartën ndërkombëtare të turizmit”.

