12 orë para Kryeministrisë, Lapaj: Ju pres çdo ditë në protestë, Rama duhet ndalur (video)

albnews
By
1 Min Read
Disclosure: This website may contain affiliate links, which means I may earn a commission if you click on the link and make a purchase. I only recommend products or services that I personally use and believe will add value to my readers. Your support is appreciated!

Kreu i Lëvizjes “Shqipëria Bëhet” Adriatik Lapaj qëndroi 12 orë para ambienteve të Kryeministrisë në formë proteste kundër qeverisë Rama.

Përmes një komunikimi live në rrjetet sociale Lapaj i bënë thirrje qytetarëve t’i bashkohen kauzës së tij çdo ditë në orën 17:00.

“Kaloi nata e parë jam këtu te Kryeministria, protesta vazhdon. Çdo ditë në orën 17:00 do të mblidhemi këtu dhe uroj që të shtohemi sa më shumë. Duhet një shkëndijë për ta ndezur reagimin popullor”, tha Lapaj.

Lapaj gjatë komunikimit të tij u ndal edhe te reagimet e kryeministrit Edi Rama për pezullimin e Belinda Ballukut me vendim të GJKKO-së.

“Duhet reagimi qytetar për ta mbrojtur edhe GJKKO, nuk mund të presim vetëm nga SPAK”, tha ai.

Share This Article