Bardh Spahia ka deklaruar se 12 të infektuarit me COVID-19 në Shkodër kanë qenë në kontakt me pacientë të infektuar. Ai thekson se protokolli bazë i verifikimeve nuk është kryer.
Tiranë- Ish-deputeti, Bardh Spahia ka deklaruar se 12 të prekurit me COVID-19 në Shkodër, janë persona që kanë qenë në kontakt me pacientë të infektuar. Sipas tij kjo do të thotë se protokolli bazë i verifikimeve nuk është kryer. Spahia thekson se është skandaloze ajo që ka ndodhur në Shkodër, pasi të infektuarit kanë lëvizur lirisht dhe mund të jenë prekur edhe persona të tjerë.
“Eshtë skandaloze testimi tejet i ulët që i rezervohet Shkodrës dhe mosrespektimi i protokolleve për frenimin e përhapjes së virusit!”, shprehet ndër të tjera ai.
Reagimi:
NEGLIZHENCE KRIMINALE NE SHKODER
Mediat raportojnë se në Shkodër u konfirmuan edhe 12 raste të reja me COVID-19! Skandaloze është se të prekurit e rinj janë persona që kanë kontaktuar me pacientë të identifikuar më herët! Cka do të thotë se protokolli bazë i verifikimeve nuk është kryer! Ata kanë mundur të lëvizin lirisht, duke infektuar edhe persona të tjerë! Kjo mungesë vëmendje për Shkodrën nuk është dicka e re se është denoncuar edhe më herët nga mjekë e infermierë! Eshtë skandaloze testimi tejet i ulët që i rezervohet Shkodrës dhe mosrespektimi i protokolleve për frenimin e përhapjes së virusit! Ftoj bashkëqytetarët e mij të rrisin vetëkujdesin në këto ditë të vështira, duke respektuar rregullat e distancimit social, karantinës e duke treguar pa hezitim nëse kanë historik udhëtimi në vendet e prekura nga COVID-19 apo kanë kontaktuar persona që kanë udhëtuar në ato vende. Rastet e sotme dëshmojnë se duhet të mbështeteni tek vetja dhe tek keshillat e specialisteve e jo tek autoritetet!
Mbërmjen e djeshme, Dosja.al raprotoi se në Shkodër janë konfirmuar edhe 12 raste të reja me COVID-19. Mësohet se të infektuarit janë familjarë të dy rasteve pozitive që u konfirmuan paraditen e djeshme. Ndërkohë, ministria e Shëndetësisë njoftoi dje se numri i personave të infektuar në vendin tonë ka shkuar në 277. 16 persona kanë ndërruar jetë. Viktima e fundit është një 76-vjeçar nga Durrësi, i cili prej 3 ditësh ishte i intubuar. Ndërsa, numri i të shëruarve ka shkuar në 85. Harta e rasteve është zgjeruar tashmë në 17 qytete, ku mbizotërojnë 143 raste në Tiranë, 30 në Durrës 23 në Fier dhe 16 në Korçë.