12 sekonda për të vjedhur 25 mln $, rekordi i vëllezërve që studiuan në një prej universiteteve me prestigjioze në botë!

albnews
By
2 Min Read
Disclosure: This website may contain affiliate links, which means I may earn a commission if you click on the link and make a purchase. I only recommend products or services that I personally use and believe will add value to my readers. Your support is appreciated!

Dy vëllezër të cilët studiuan në një prej universiteteve më prestigjioze në SHBA, janë vënë nën akuzë për vjedhjen e 25 milionë dollarëve në kriptovalutë, të kryer në vetëm 12 sekonda.

Anton Peraire-Bueno, 24 vjeç dhe James Peraire-Bueno, 28 vjeç, akuzohen për mashtrim kompjuterik dhe pastrim parash. Departamenti amerikan i Drejtësisë thotë se vjedhja e dyshuar, është e para e këtij lloji. Sipas hetuesve, vëllezërit, të cilët raportohet se kanë studiuar në Institutin e Teknologjisë së Massachusetts, MIT, e kryen vjedhjen në Prill të 2023.

“Vëllezërit Peraire-Bueno vodhën 25 milionë dollarë në kriptomonedha Ethereum përmes një skeme teknologjike të sofistikuar, të cilën e planifikuan për muaj të tërë dhe e ekzekutuan në pak sekonda”, tha zëvendësprokurorja e përgjithshme Lisa Monaco.

Ajo shtoi se agjentët e Shërbimit të Brendshëm të të Ardhurave luajtën një rol kyç, në zbulimin e kësaj skeme, e para e këtij lloji, sa i përket mashtrimit kompjuterik dhe pastrimit të parave.

Sipas BBC, hetuesit dyshojnë se dyshja përdori aftësi mjaft të sofistikuara që i përftoi “në një prej universiteteve më prestigjioze në botë”, për të shfrytëzuar procesin e vërtetimit të transaksioneve të kriptovalutës Ethereum.

Vëllezërit studiuan për matematikë dhe shkenca kompjuterike, që të dy në MIT.

Ata dyshohet se paratë i vodhën nga tregtuesit e Ethereum, duke marrë akses me anë të mashtrimit të transaksioneve private të tyre, që ishin në pritje dhe më pas, duke ndryshuar transaksionet vodhën kriptomonedhat e tyre.

I gjithë ky proces, të cilin vëllezërit sipas hetuesve i referoheshin si “shfrytëzimi”, u ekzekutua në pak sekonda.

Kur u përballën me një përfaqësues të Ethereum, hetuesit thonë se vëllezërit nuk pranuan të kthenin fondet dhe ndërmorën hapa për të pastruar dhe fshehur të ardhurat e vjedhura.

Prokurorët theksojnë se kjo është hera e parë që ngrihen akuza kriminale ndaj një forme të tillë mashtrimi.

Vëllezërit përballen me mbi 20 vjet burg secili, nëse shpallen fajtorë.

Share This Article