12 të vdekur dhe 425 raste të reja me Covid-19 në Shqipëri

albnews
By
1 Min Read
Disclosure: This website may contain affiliate links, which means I may earn a commission if you click on the link and make a purchase. I only recommend products or services that I personally use and believe will add value to my readers. Your support is appreciated!

12 të vdekur dhe 425 raste të reja me COVID-19 janë regjistruar në 24 orët e fundit në Shqipëri.

Në total janë krye 3070 testime, teksa janë shëruar 550 qytetarë, duke e çuar numrin e të shëruarve në 88.899 që nga fillimi i pandemisë.

Në Shqipëri janë 32.538 raste aktive, ndërsa 2204 persona kanë humbur betejën me koronavirus.

Ndërkohë, është duke vijuar procesi i vaksinimit anti-COVID në qendrat e përqendruara të vaksinimit si dhe në shkolla për arsimtarët. Gjatë ditës së sotme janë kryer 1.827 vaksinime anti-Covid dhe që nga fillimi i vaksinimit janë kryer 64.075 vaksinime për personelin shëndetësor, të moshuarit dhe mësuesit.

Share This Article