12 të vdekur dhe 802 raste të reja me koronavirus në Shqipëri

albnews
By
1 Min Read
Disclosure: This website may contain affiliate links, which means I may earn a commission if you click on the link and make a purchase. I only recommend products or services that I personally use and believe will add value to my readers. Your support is appreciated!

Ministria e Shëndetësisë e Shqipërisë ka publikuar të dhënat e fundit mbi pandeminë Covid-19.

Gjatë 24 orëve të fundit kanë vdekur 12 qytetarë, ndërsa nga 2604 testime të kryera, 802 prej tyre janë konfirmuar pozitivë.

Autoritetet bëjnë të ditur se numri i të shtruarve në spitale është i qëndrueshëm. Aktualisht në katër spitalet COVID, po marrin trajtim 451 pacientë, 37 janë në terapi intensive dhe 12 pacientë të tjerë janë të intubuar. Gjithashtu gjatë orëve të fundit janë shëruar 527 qytetarë, duke e çuar numrin e të shëruarve 24.136, që nga fillimi i epidemisë.

Shpërndarja gjeografike e rasteve aktive sipas qarqeve:

Tiranë 11876

Fier 1664

Durrës 1353

Korçë 1095

Vlorë 1074

Shkodër 986

Elbasan 926

Berat 794

Lezhë 792

Gjirokastër 517

Kukës 413

Dibër 260

© KOHA. Të gjitha të drejtat janë të rezervuara.

Share This Article