12 të vdekur nga shpërthimi i gazit në Kinë

albnews
By
1 Min Read
Disclosure: This website may contain affiliate links, which means I may earn a commission if you click on the link and make a purchase. I only recommend products or services that I personally use and believe will add value to my readers. Your support is appreciated!

Të paktën 12 persona kanë vdekur si pasojë e një shpërthimi të gazit që ka ndodhur në Kinën qendrore, të dielën, kanë raportuar mediat vendore.

Shpërthimi ka ndodhur saktësisht rreth orës 6:30 në qytetin Shiyan të provincës Hubei.

Autoritetet kanë shpëtuar afërsisht 140 njerëz nga zona, prej të cilëve 37 me lëndime serioze.

Shkaku i shpërthimit nuk dihet ende ndonëse kanë nisur hetimet për ta zbuluar atë.

Share This Article