12 vite e gjysmë burg për krime lufte, Gjykata e Prishtinës dënon ish-xhandarin serb për torturat ndaj civilëve shqiptarë

albnews
By
1 Min Read
Disclosure: This website may contain affiliate links, which means I may earn a commission if you click on the link and make a purchase. I only recommend products or services that I personally use and believe will add value to my readers. Your support is appreciated!

Gjykata Themelore në Prishtinë ka shpallur aktgjykim dënues ndaj pjesëtarit të xhandamërisë serbe, Sërgjan Lazoviçit, i akuzuar për krime lufte kundër popullsisë civile gjatë luftës në Kosovë.

Departamenti Special e ka shpallur Lazoviçin fajtor se, në bashkëkryerje me persona të tjerë, ka kryer veprën penale “Krime të luftës kundër popullsisë civile”, sipas legjislacionit penal në fuqi në kohën e kryerjes së veprës dhe Kodit Penal aktual të Republikës së Kosovës. Gjykata e ka dënuar atë me 12 vjet e 6 muaj burgim, në të cilin do t’i llogaritet edhe koha e kaluar në paraburgim.

Sipas aktgjykimit, Lazoviçi akuzohet se në periudhën 1998-1999, gjatë luftës në Kosovë, në fshatin Panorc të Komunës së Malishevës, duke vepruar së bashku me pjesëtarë të forcave policore dhe ushtarake serbe, ka shkelur rregullat e së drejtës ndërkombëtare humanitare.

Nga 3 deri më 5 shtator 1998, ai dyshohet se ka marrë pjesë në arrestime, ndalime të kundërligjshme, tortura dhe keqtrajtime fizike e psikike ndaj rreth 500 civilëve shqiptarë, me qëllim frikësimin, dëbimin masiv dhe spastrimin etnik të popullatës. 

Share This Article