12-vjeçarja e çeliktë, ngre shtangën tri herë më të rëndë se pesha e saj trupore!

albnews
By
1 Min Read
Disclosure: This website may contain affiliate links, which means I may earn a commission if you click on the link and make a purchase. I only recommend products or services that I personally use and believe will add value to my readers. Your support is appreciated!

Me nerva dhe muskuj prej çeliku, Ivy-Marie Buzinhani Brustello, edhe pse është vetëm 12 vjeçe, po thyen rekord pas rekordi në peshëngritje.

Ivy-Marie nga Montreali i Kanadasë i ka befasuar të gjithë në kampionatin Botëror të Peshëngritjes për të rinj. Ajo garon në peshën deri në 40 kilogramë, por ka arritur të ngrejë shtangën në peshën 119 kilogramë, gati 3 herë sa pesha e saj trupore.

Trajnerët e saj janë shprehur se vajza nuk ka një forcë mbi normalen dhe një vullnet të jashtëzakonshëm për t’u stërvitur. Deri tani, Ivy-Marie Buzinhani Brustello ka arritur të fitojë në disa kampionate, ndërsa bëhet kampionia më e re që ka fituar 3 medalje të arta në Kampionatin Botëror të të rinjve.

“Ivy e ka nisur me gjimnastikë që në moshën 4-vjeçare, por vetëm pas një viti trajnerët na thanë se ka forcë dhe teknikë natyrale mbi mesataren”, tregon babai i saj.

Share This Article