12-vjeçarja vret me thikë vëllain e saj 9-vjeçar në gjumë

albnews
By
1 Min Read
Disclosure: This website may contain affiliate links, which means I may earn a commission if you click on the link and make a purchase. I only recommend products or services that I personally use and believe will add value to my readers. Your support is appreciated!

Një 12-vjeçare është arrestuar nga policia, pasi akuzohet se ka vrarë vëllanë e saj 9-vjeçar me thikë.

Vetë policia amerikane ka publikuar pamjet e arrestimit e të miturës, e cila mësohet se e ka sulmuar për vdekje të vëllanë, teksa ky i fundit ishte në gjumë.

Si pasojë e plagëve të marra, edhe pse u dërgua menjëherë në spital, 9-vjeçari nuk arriti të mbijetojë.

Ngjarja e rëndë ka ndodhur në shtëpinë e familjes së vajzës në qytetin Tulsa, Oklahoma, ndërsa vetë e mitura, pasi ka pranuar krimin, ka thënë për oficerët e policisë se, thikën e ka hedhur nga dritarja.

Madje vajza u ofrua t’u tregonte vendin ku ka rënë thika, ndërkohë që vëllai i saj ishte gjakosur brenda shtëpisë.

Ajo ka kërkuar falje vazhdimisht, duke thënë se nuk e di përse e vrau vëllain, ndërsa pyet nëse do të shkojë në burg.

“Më fal Më fal! Nuk doja që gjërat të ndodhnin kështu! Do ta kaloj jetën në burg? Nuk e di çfarë dreqin ka ndodhur. Shkatërrova jetën time, për të gjitha është faji im. Dua të zgjohem nga ky makth”, i thotë 12-vjeçarja policëve gjatë marrjes në pyetje, raportojnë mediat e huaja.

Share This Article