120 vjet nga botimi i Gazetës “Drita”

albnews
By
1 Min Read
Disclosure: This website may contain affiliate links, which means I may earn a commission if you click on the link and make a purchase. I only recommend products or services that I personally use and believe will add value to my readers. Your support is appreciated!

Si sot më 1 nëntor të vitit 1901, në Sofje të Bullgarisë, doli botimi i parë i gazetës “Drita“, nën drejtimin e atdhetarit Shahin Kolonja.

Gazeta e përdyjavshme “Drita” (1901-1908) ishte një gazetë politike, shoqërore, kulturore e letrare në gjuhën shqipe, e cila si moto të sajën kishte “Mbron të drejtat e kombit shqiptar”.

Mbështeti idenë e bashkimit kombëtar dhe pati mjaft ndikim në zhvillimin e publicistikës shqiptare.

Drejtoria e Përgjithshme e Arkivave publikoi sot një një përshkrim të shkurtër shkëputur nga propozimi për dekorimin e gazetës “Drita” me rastin e 70-vjetorit të Shpalljes së Pavarësisë nga kryetari i Akademisë së Shkencave Aleks Buda./ATSH/

Share This Article