1,249, 706 shqiptarë kanë emigruar në BE për periudhën 2008-2018

albnews
By
2 Min Read
Disclosure: This website may contain affiliate links, which means I may earn a commission if you click on the link and make a purchase. I only recommend products or services that I personally use and believe will add value to my readers. Your support is appreciated!

Shqipëria është vendi me numrin më të lartë të emigrantëve në Bashkimin Evropian, në karahasim me të gjitha vendet e Ballkanit Perëndimor për periudhën 2008- 2018. Kjo është gjetja e raportit të botuar nga Instituti i Politikave Evropiane të Kosovës. Studimi i bazuar në të dhënat e publikuara nga Zyra e Statistikave të Bashkimit Evropian deri në prill 2019, ka gjetur se:

 – 1,249, 706 shqiptarë kanë emigruar në BE për periudhën 2008-2018. Kjo shifër është rreth 44 për qind të popullsisë së Shqipërisë në vitin 2019, sipas INSTAT.

 – 451, 015 qytetarë shqiptarë kanë qendruar në mënyrë të paligjshme në BE — kjo është më shumë se sa numri i përgjithshëm i emigrantëve të paligjshëm të të gjitha vendeve të Ballkanit Perëndimor.

 – 16 për qind e popullsisë së Shqipërisë ka qëndruar në mënyrë të paligjshme në BE, gjatë periudhës 2008-2018.

 – 170, 450 qytetarë të Shqipërisë, nga 332, 470 qytetarë nga vendet e Ballkanit Perëndimor, iu është ndaluar hyrja në BE.

Shqipëria ka një diferencë të thellë me Kosovën, Malin e Zi, Maqedoninë e Veriut, Serbi dhe Bosnje-Hercegovinën.

Kështu, për të njëjtën periudhë, pra 2008-2018, ka emigruar 30 për qind e qytetarëve të Kosovës, 12 për qind të Maqedonisë së Veriut, 9 për qind të Bosnjë Hercegovinës, 8 për qind të Serbisë, dhe 6 për qind të Malit të Zi./Exit News

Share This Article