128 kamionë me prodhime bujqësore u eksportuan në dy javët e para të shtatorit

albnews
By
1 Min Read
Disclosure: This website may contain affiliate links, which means I may earn a commission if you click on the link and make a purchase. I only recommend products or services that I personally use and believe will add value to my readers. Your support is appreciated!

128 trajlera me prodhime bujqësore janë eksportuar gjatë dy javëve të para të muajit shtator, nga qendrat e grumbullimit në Lushnjë dhe Fier.

Lindita Kondi, përgjegjëse në qendrën e eksporteve në Vlorë, tha për ATSH-në, “se ndonëse është fundi i sezonit për prodhimet e dyta në sera, domatet, speci, kastraveci e kungujt kryesojnë eksportet edhe në këtë periudhë, përkatësisht në sasitë 800 tonë, 630 tonë, 312 tonë dhe 130 tonë”.

“Gjatë periudhës 1 deri 15 shtator nga qendrat e grumbullimit bujqësor të Lushnjës dhe Fierit, janë nisur për eksport 128 kamionë trajlera”, tha Kondi për ATSH-në.

Sipas saj, nga tregu i Lushnjës dhe i Fierit janë eksportuar 2183 tonë prodhime bujqësore të freskëta në mbi 15 shtete të rajonit dhe BE-së, vetëm në dy javët e para të shtator 2020, shifër kjo 5% më e lartë se në të njëjtën periudhë një vit më parë.

Kondi tha se gjatë kësaj periudhe po eksportohen në sasi të konsiderueshme edhe produktet si lulelakër, bamje, karrota, brokoli, pjepër e presh, krahas pemëtoreve si fiq, pjeshkë e fruta pylli.

Share This Article