13 të vdekur e 171 raste të reja me Covid-19 në Kosovë

albnews
By
1 Min Read
Disclosure: This website may contain affiliate links, which means I may earn a commission if you click on the link and make a purchase. I only recommend products or services that I personally use and believe will add value to my readers. Your support is appreciated!

13 persona kanë vdekur si pasojë e COVID-19 në 24 orët e fundit në Kosovë e janë regjistruar edhe 171 të infektuar të rinj.

Numri total i të vdekurve nga COVID-19 në Kosovë ka arritur në 354, ndërsa i të infektuarve shifra totale ka arritur në 10.590.

Në 24 orët e fundit janë shëruar edhe 190 persona. Shifra totale e të shëruarve ka arritur në 6248. Aktualisht janë 3998 raste aktive.

IKSHPK-ja ka njoftuar se në 24 orët e fundit janë testuar 463 mostra prej tyre 171 kanë rezultuar pozitive.

Rastet pozitive janë nga: komuna Prishtinë 46 raste, komuna Gjilan 24 raste, komuna Gjakovë 15 raste, komuna Viti 13 raste, komuna Fushë Kosovë 9 raste, komuna Pejë 7 raste, komuna Drenas 6 raste, komuna Prizren 6 raste, komuna Suharekë 6 raste, komuna Ferizaj 5 raste, komuna Klinë 5 raste, komuna Lipjan 5 raste, komuna Dragash 4 raste, komuna Istog 3 raste, komuna Kamenicë 3 raste, komuna Malishevë 3 raste, komuna Obiliq 3 raste, komuna Podujevë 3 raste, komuna Vushtrri 2 raste dhe me nga një rast komunat Mitrovicë, Rahovec dhe Shtime.

Image
Share This Article