13 të vdekur nga koronavirusi në Kosovë dhe 562 raste të reja

albnews
By
1 Min Read
Disclosure: This website may contain affiliate links, which means I may earn a commission if you click on the link and make a purchase. I only recommend products or services that I personally use and believe will add value to my readers. Your support is appreciated!

Instituti Kombëtar i Shëndetësisë Publike (IKSHPK) ka njoftuar të enjten se në 24 orët e fundit kanë vdekur 13 si pasojë e COVID-19, ndërkohë që janë shënuar edhe 562 raste pozitive.

Rastet pozitive kanë dal nga kryerja e 1.595 mostrave, ndërkohë ato të vdekjes janë nga komunat Prishtinë 3 (83, 77, 68 vjeç), Mitrovicë 2 (77, 60 vjeç), Viti 1 ( 60 vjeç), Klinë 1 (75 vjeç), Obiliq 1 (76 vjeç), Kamenicë 1 (72 vjeç), Gjakovë 1 (85 vjeç), Vushtrri 1 (64 vjeç), Prizren 1 ( 51 vjeç), Rahovec 1 ( 77 vjeç).

Me këtë, numri i përgjithshëm i të vdekurve nga fillimi i pandemisë është rritur në 1.161, kurse i rasteve pozitive në 45.004.

Në 24 orët e fundit janë shëruar 761 pacientë nga COVID-19, duke e çuar numrin e përgjithshëm në 31.802.

Raste aktive janë 12.041.

Share This Article