13 viktima nga shpërthimi i vullkanit në Indonezi

albnews
By
1 Min Read
Disclosure: This website may contain affiliate links, which means I may earn a commission if you click on the link and make a purchase. I only recommend products or services that I personally use and believe will add value to my readers. Your support is appreciated!

Numri i të vdekurve pas shpërthimit të vullkanit Semeru në ishullin indonezian Java është rritur në 13, derisa dhjetëra tjerë kanë mbetur të ngujuar pas shpërthimit – por pas intervenimit të ekipeve të shpëtimit janë shpëtuar.

Semeru, është kodra më e lartë në ishullin Java, e cila të shtunën nxori sasi të madhe të gazrave toksike, avull dhe hirin që përfshiu fshatrat përreth – duke i detyruar të ikin nga ajo zonë, transmeton Telegrafi.

Zyrtari i BNPB-së, Abdul Muhari, ka njoftuar se dy nga 13 të vdekurit janë identifikuar. Ndërkaq është bërë e ditur se 98 persona kanë pësuar lëndime, në mesin e të cilëve edhe dy shtatzëna.

BNPB gjithashtu ka njoftuar se të paktën 35 persona janë hospitalizuar, e zëvendëskryetari i rajonit Lumayang, Indah Masdar, ka thënë se 41 persona kanë pësuar djegie.

Share This Article