13-vjeçarja godet për vdekje dy burra të pastrehë

albnews
By
1 Min Read
Disclosure: This website may contain affiliate links, which means I may earn a commission if you click on the link and make a purchase. I only recommend products or services that I personally use and believe will add value to my readers. Your support is appreciated!

Një vajzë 13-vjeçare nga California e SHBA-së goditi duke i lënë të vdekur dy burra, pasi ia mbathi me makinën e nënës së saj.

Sipas medieve të huaja, vajza nga qyteti Vista u ndal në fillim, por u largua me shpejtësi kur një oficer iu afrua makinës së saj.

“Atë që oficeri nuk e dinte në atë kohë, ishte se makina po drejtohej nga një vajzë 13-vjeçare nga Vista, e cila mori makinën e nënës së saj pa e ditur ajo”, tha Togeri Kevin Toth.

Adoleshentja më pas humbi kontrollin dhe u përplas me shkurren, ku po flinin dy burra. Policia tha se të dy burrat ishin të pastrehë.

Njëri u shpall i vdekur në vendin e ngjarjes, derisa tjetri vdiq në një spital, sipas deklaratës.

Vajza dhe shoqja e saj (kjo e fundit kishte qenë pasagjere), u arrestuan dhe iu dorëzuan më vonë prindërve të tyre.

Mbetet e paqartë nëse ato të dyja do të përballen me ndonjë akuzë.

Share This Article