Kisha Katolike Shqiptare i ka dërguar një ftesë zyrtare Papa Leonit XIV për të vizituar Shqipërinë.
Dërgimin e ftesës në Vatikan e bëri të ditur zëdhënësi i Konferencës Ipeshkvnore të Shqipërisë dom Mark Pashkja, i cili tha se deri më tani ende nuk ka një përgjigje konkrete.
Kjo gjë u bë e ditur gjatë konferencës në Shkodër të Kishës Katolike në prezantimin e programit për kremtimet e 130 vjetorit të shpalljes së “Zojës së Këshillit të Mirë”, Pajtore e Shqipërisë ku do të ketë një sërë aktivitetesh të rëndësishme dhe i pranishëm do të jetë një prej kardinalëve më me peshë të Vatikanit.
Për kishën katolike 130-vjetori i Pajtores së Shqipërisë është një moment historik që do të kremtohet në praninë e një sërë personalitetesh të rëndësishme.


