ALB UK News

Menu
  • Home
  • Albania
  • Kosova
  • UK
  • Kina
  • Diaspora
  • Bota
  • Maqedonia
  • Sports
  • Show – Biz
    • Kulture
    • Technologji
    • Opinion
    • Shendetesi
    • Shqiperia
    • Popular
  • ALBUK.TV
  • Kontakto
    • Live TV & Studio Kontakt
    • Termat dhe Kushtet
    • Terms and Condition
  TRENDING
“Selfie me sheqer” ndërsa William fillon vizitën në Brazil 17 minutes ago
Mijëra njerëz janë evakuuar ndërsa tajfuni Kalmaegi i afrohet Filipineve 32 minutes ago
Përse dhemb stomaku kur ushqimi ju bie rëndë? Ja shkaqet dhe trajtimet natyrale  36 minutes ago
Britania i dërgon fshehurazi Ukrainës raketa të reja “Storm Shadow” 57 minutes ago
Del SHIFRA/ Sa fitoi “sherifi” Chris LaCivita nga PD për zgjedhjet e 11 majit 1 hour ago
Next
Prev
Home Diaspora

14 mijë libra të gjuhës dhe kulturës shqiptare për fëmijët e diasporës

albnews by albnews
6 August, 2024
in Diaspora
0
14 mijë libra të gjuhës dhe kulturës shqiptare për fëmijët e diasporës
  • Facebook
  • Share on X
  • LinkedIn
  • WhatsApp
  • Email
  • Copy Link

14 mijë libra “Gjuha Shqipe dhe Kultura Shqiptare” për fëmijët e diasporës, të financuara nga Ministria e Arsimit dhe Sportit janë nisur pranë selive diplomatike shqiptare, për të siguruar që fillimi i vitit të ri shkollor t’i gjejë klasat e gjuhës shqipe në diasporë me tekstet e reja. 

Ministrja e Arsimit dhe Sportit Ogerta Manastirliu tha se MAS është e angazhuar të mbështesë fëmijët e diasporës, të cilët do të kenë këtë vit edhe Nivelin II të librit të përbashkët “Gjuha Shqipe dhe Kultura Shqiptare”.

RelatedPosts

Presidenti Begaj takim me përfaqësues të Diasporës shqiptare në Kajro, vlerëson rolin historik të Diasporës në Egjipt

Zgjedhjet parlamentare, KQZ i paguan DHL 6.7 mln lekë për votën e diasporës

Shorti i biletave për ndeshjen me Anglinë/ FSHF shpall fituesit, do të njoftohen me email 

“Përpara vitit të ri shkollor po bëjmë të mundur shpërndarjen e teksteve në diasporë. Edhe në këtë vit, në Vitin e Gjuhës Shqipe, kemi qenë të gjithë të angazhuar të ecim sa më shpejt për çfarë nevojitet, për sa i përket kompletimit me tekste të niveleve të ndryshme në gjuhën shqipe. Janë më shumë se 14 mijë tekste, të cilat janë dërguar në diasporë”, tha Ministrja Manastirliu.

Në vitin e Gjuhës Shqipe, angazhimi i Ministrisë së Arsimit dhe Sportit ka qenë maksimal për të siguruar kompletimin me tekste të niveleve të ndryshme në gjuhën shqipe në shkollat e gjuhës shqipe në Itali, Greqi, Gjermani, Turqi, Austri, Rumani, Danimarkë, Slloveni, Izrael, Britani e Madhe, Belgjikë, Suedi dhe Kroaci.

“Kemi realizuar të gjithë menaxhimin nëpërmjet ambasadave, të nevojave që shoqatat për mësimin e gjuhës shqipe dhe kulturës shqiptare kanë qoftë për tekstet, por dhe me programe të tjera, të cilat ne jemi duke zhvilluar, sikurse është programi “Mësues për Greqinë”. Shpërndarja e librave është bërë sipas nevojave të paraqitura nga ambasadat tona në vende të ndryshme, me fokus të veçantë në vendet ku kemi një përvojë dhe praktikë të mirë përcaktuar, si Greqia, Italia, Gjermania, Britania e Madhe dhe vende të tjera,” tha Ministrja e Arsimit dhe Sportit, Ogerta Manastirliu.

Për herë të parë këtë vit, është botuar niveli II i librit plotësues “Gjuha shqipe dhe kultura shqiptare”. Ministrja bëri të ditur se po punohet edhe për Nivelin III të këtij libri, në bashkëpunim me Kosovën, dhe se edhe ky nivel do të dërgohet në diasporë sapo të jetë gati.

Ministrja tha se ky vit ka sjellë gjithashtu edhe një risi tjetër: Tekstet e Nivelit II janë digjitalizuar dhe mund të aksesohen në faqen e Qendrës së Botimeve për Diasporën.

“Kjo mundësi e re është shumë e dobishme për mësuesit, prindërit dhe fëmijët, duke ofruar module të ndryshme të teksteve për përdorim gjatë mësimeve të gjuhës shqipe dhe kulturës shqiptare. Ministria e Arsimit dhe Sportit vazhdon të jetë e përkushtuar në mbështetjen e gjuhës dhe kulturës shqiptare në diasporë, duke siguruar që fëmijët tanë të kenë mundësinë të mësojnë dhe të zhvillojnë gjuhën dhe kulturën e tyre amtare”, tha Manastirliu.

albnews

albnews

Live ALBUK TV

Recent News

“Selfie me sheqer” ndërsa William fillon vizitën në Brazil

“Selfie me sheqer” ndërsa William fillon vizitën në Brazil

3 November, 2025
Mijëra njerëz janë evakuuar ndërsa tajfuni Kalmaegi i afrohet Filipineve

Mijëra njerëz janë evakuuar ndërsa tajfuni Kalmaegi i afrohet Filipineve

3 November, 2025
Përse dhemb stomaku kur ushqimi ju bie rëndë? Ja shkaqet dhe trajtimet natyrale 

Përse dhemb stomaku kur ushqimi ju bie rëndë? Ja shkaqet dhe trajtimet natyrale 

3 November, 2025
Britania i dërgon fshehurazi Ukrainës raketa të reja “Storm Shadow”

Britania i dërgon fshehurazi Ukrainës raketa të reja “Storm Shadow”

3 November, 2025
Copyright © 2025 ALB UK News | Powered by ALB UK News
This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Cookie settingsACCEPT
Privacy & Cookies Policy

Privacy Overview

This website uses cookies to improve your experience while you navigate through the website. Out of these cookies, the cookies that are categorized as necessary are stored on your browser as they are essential for the working of basic functionalities of the website. We also use third-party cookies that help us analyze and understand how you use this website. These cookies will be stored in your browser only with your consent. You also have the option to opt-out of these cookies. But opting out of some of these cookies may have an effect on your browsing experience.
Necessary
Always Enabled
Necessary cookies are absolutely essential for the website to function properly. This category only includes cookies that ensures basic functionalities and security features of the website. These cookies do not store any personal information.
Non-necessary
Any cookies that may not be particularly necessary for the website to function and is used specifically to collect user personal data via analytics, ads, other embedded contents are termed as non-necessary cookies. It is mandatory to procure user consent prior to running these cookies on your website.
SAVE & ACCEPT
No Result
View All Result