14 të vdekur dhe shkatërrime nga uragani Laura

albnews
By
1 Min Read
Disclosure: This website may contain affiliate links, which means I may earn a commission if you click on the link and make a purchase. I only recommend products or services that I personally use and believe will add value to my readers. Your support is appreciated!

Uragani Laura, një nga uraganet më të fortë që kanë goditur Shtetet e Bashkuara të Amerikës i ka marrë jetën 14 personave. Dhjetë nga viktimat ishin nga Luiziana dhe katër në Teksas.

Erërat e forta shkaktuan dëme të mëdha, ndërprerje të energjisë elektrike në më shumë se gjysmë milion shtëpi dhe një zjarr kimik nga një fabrikë insutriale.

Guvernatori i Louisiana John Bel Edwards i ka kërkuar qeverisë federale ndihmë të menjëhershme financiare pasi dëmet janë katastrofike.

Presidenti Donald Trump pritet të udhëtojë ditën e shtunë në të dyja këto shtete për t’u takuar me njerëzit e prekur nga uragani, ben te ditur Shtëpia e Bardhë në një deklaratë të dhënë.

Laura tani është zbutur, mirëpo shiu i fortë vazhdon të bjerë në disa shtete.

Share This Article