15 mijë trupa të NATO përballë Rusisë / Stërvitje ushtarake në bazën ku ka shqiptarë

albnews
By
2 Min Read
Disclosure: This website may contain affiliate links, which means I may earn a commission if you click on the link and make a purchase. I only recommend products or services that I personally use and believe will add value to my readers. Your support is appreciated!

NATO ka nisur ditën e hënë një nga stërvitjet më të mëdha ushtarake në vendet baltike, në kulmin e tensioneve në rajon. Në këto manovra janë angazhuar trupa ushtarake nga 10 vende, duke përfshirë këtu Finlandën dhe Suedinë, të cilat shpallën zyrtarisht ambicien e tyre për të qëne pjesë e aleancë së atlantikut verior

Stërvitjet po zhvillohen aktualisht në Estoni, ku trupat e NATO do të qendrojnë deri më 3 qershor

NATO bën me dije se qëllimi i stërvitjes së planifikuar më herët në axhendë është të “rrisë gatishmërinë dhe ndërveprueshmërinë” e forcave të saj.

Rreth 15,000 trupa do të marrin pjesë në këto simulime ushtarake duke e bërë atë një nga stërvitjet më të mëdha të mbajtura në Estoni që nga viti 1991.

Një pjesë e trupave të NATO janë vendosur në kampin Adazi në Letoni, ku janë pozicionuar edhe ushtarët shqiptarë gjithashtu, e cila ndodhet 64 km larg bazës më të afërt ushtarake ruse.

Trupat shqipare shërbejnë në këtë bazë si njësi e demontimit të minave, mision i cili shënoi dhe ngjarjen e rëndë të dy viteve më parë ku humbën jetën dy ushtarakët shqiptarë Zarife Hasanaj dhe Klodian Tanushi.

NATO ka shtuar ndjeshëm prezencën e saj në vendet balltike ku janë dislokuar mijëra trupa dhe mjete të blinduara. Reagime të shumta vazhdojnë të vijnë nga Moska, e cila ka thënë më parë se zgjerimi i NATO-s do të kishte pasoja të gjera

Share This Article