ALB UK News

Menu
  • Home
  • Albania
  • Kosova
  • UK
  • Kina
  • Diaspora
  • Bota
  • Maqedonia
  • Sports
  • Show – Biz
    • Kulture
    • Technologji
    • Opinion
    • Shendetesi
    • Shqiperia
    • Popular
  • ALBUK.TV
  • Kontakto
    • Live TV & Studio Kontakt
    • Termat dhe Kushtet
    • Terms and Condition
  TRENDING
Medalje e argjendtë për Shqipërinë në Botërorin e Mundjes, Valiev nuk ia del në finale 4 hours ago
Gafat e famshme presidenciale amerikane ndaj familjes mbretërore britanike 6 hours ago
Çifti britanik zhytet në kanalin e Venecias, gjobitet dhe i ndalohet hyrja për 48 orë 6 hours ago
Kompanitë e dërgesave të paravë “grijnë” emigrantët, për 345 euro, 5.9% mbahen komision 6 hours ago
Rubin në Hagë: Hetimet për vrasje nga UÇK-ja nuk u vërtetuan kurrë, shumë nga akuzat janë të fabrikuara 9 hours ago
Next
Prev
Home Albania

15 përqind e të infektuarve me COVID-19 janë mjekë e infermierë

albnews by albnews
30 March, 2020
in Albania
0
Koronavirusi në Shqipëri, izolohet një person i tretë
  • Facebook
  • Share on X
  • LinkedIn
  • WhatsApp
  • Email
  • Copy Link

Në Shqipëri afro 15 përqind e personave që kanë rezultuar pozitiv ndaj Covid 19 janë pjesë e personelit mjekësor në disa spitale të vendit. Autoritetet bënë të ditur sot se janë 32 mjekë dhe infermier të prekur, nga të cilët 8 prej tyre janë deklaruar tanimë të shëruar, por ata do të duhet të vijojnë me vetkarantinimin për një periudhë 14 ditore.

Mes mjekëve të infektuar është Drejtori i Urgjencës kombëtare Skënder Brataj si dhe Drejtoresha e Operatorit të shërbimit të kujdesit shëndetësor, Mirela Cami, e cila ndodhet në vetizolim.

RelatedPosts

Kompanitë e dërgesave të paravë “grijnë” emigrantët, për 345 euro, 5.9% mbahen komision

Të përfituara nga trafiku i drogës, sekuestrohen 57 pasuri të një personi në Durrës

Si u ndërtua Durrësi nën tokë, historia e panjohur e qytetit bregdetar që u projektua nga regjimi komunist

Autoritetet shëndetësore njoftuan sot se ka ndërruar jetë prej koronavirusit një pacient 79 vjeçar nga Tirana, i shtruar para një jave në Spitalin Infektiv, duke e çuar në 11, numrin e personave të vdekur në Shqipëri nga COVID-19.

Në Spitalin infektiv janë 74 pacientë të shtruar nga të cilët 7 janë në terapi intensive, prej të cilëve, 4 janë të intubuar. Spitali “Shefqet Ndroqi” është spitali i dytë COVID-19, i cila deri më tani ka vetëm një pacient të shtruar.

Në 24 orët e fundit u konfirmuan edhe 11 persona të tjerë të prekur, të cilët u zbuluan nga 90 teste të reja. Në total, numri i të infektuarve u ngjit në 223 raste, nga 1526 teste për raste të dyshuara.Zyrtarët njoftuan për 4 persona të shëruar në 24 orët e fundit dhe gjithsej janë 44 persona janë të shëruar pas dy testeve të njëpasnjëshme të kontrollit.

Drejtuesja e Institutit të Shëndetit Publik, Albana Fico tha se qytetet më të prekura janë Tirana, me 124 raste, ose 60 përqind të totalit, e pasuar nga Fieri me 23 raste dhe Durrësi e Korça me nga 14 raste secila. Në total janë 16 qytetet ku janë rregjistruar raste të personave me COVID 19. “Për rastet e zbuluara, po kryhet hetimi epidemiologjik dhe po punohet me shumë intesitet nga epidemiologët për gjurmimin e kontakteve të rasteve pozitive dhe ndërprerjen e zinxhirit të transmetimit të infeksionit” – tha zonja Fico.

Forcat e rendit dhe ushtrisë vazhdojnë të ndëshkojnë shoferë dhe këmbësorë, që kanë shkelur urdhërin e ndalim qarkullimit.

Policia ka bllokuar disa dhjetëra automjete dhe u ka hequr patentat shoferëve, ndërsa disa dhjetëra këmbësorë I dënuar me gjoba nga 100 deri në 200 dollarë, të cilët qarkullonin pa arsye të ngutshme në rrugë, lulishte e parqe, pasi shkelën urdhrin për kufizimin e lëvizjeve në zona të gjelbra, në zona urbane dhe mjedise publike të hapura.

Duke filluar nga kjo e hënë, nuk do të lejohet më asnjë këmbësor të dalë për shtëtije, aktivitet sportiv apo për motive të tjera, përveç emergjencave mjekësore dhe atyre që shkojnë në punë. Janë duke u ndëshkuar edhe ato njësi tregtare që nuk mbyllin dyert në oraret e përcaktuara.

Banorët kaluan fundjavën e dytë plotësisht e mbyllur për mbi 40 orë, kur policia ndaloi të gjitha format e qarkullimit në mjedise të hapura dhe nga ky fillim jave qytetarët duhet të marrin leje online për të dalë nga banesa, duke treguar shkaqet dhe adresat e lëvizjeve.

albnews

albnews

Live ALBUK TV

Recent News

Medalje e argjendtë për Shqipërinë në Botërorin e Mundjes, Valiev nuk ia del në finale

Medalje e argjendtë për Shqipërinë në Botërorin e Mundjes, Valiev nuk ia del në finale

15 September, 2025
Gafat e famshme presidenciale amerikane ndaj familjes mbretërore britanike

Gafat e famshme presidenciale amerikane ndaj familjes mbretërore britanike

15 September, 2025
Çifti britanik zhytet në kanalin e Venecias, gjobitet dhe i ndalohet hyrja për 48 orë

Çifti britanik zhytet në kanalin e Venecias, gjobitet dhe i ndalohet hyrja për 48 orë

15 September, 2025
Kompanitë e dërgesave të paravë “grijnë” emigrantët, për 345 euro, 5.9% mbahen komision

Kompanitë e dërgesave të paravë “grijnë” emigrantët, për 345 euro, 5.9% mbahen komision

15 September, 2025
Copyright © 2025 ALB UK News | Powered by ALB UK News
This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Cookie settingsACCEPT
Privacy & Cookies Policy

Privacy Overview

This website uses cookies to improve your experience while you navigate through the website. Out of these cookies, the cookies that are categorized as necessary are stored on your browser as they are essential for the working of basic functionalities of the website. We also use third-party cookies that help us analyze and understand how you use this website. These cookies will be stored in your browser only with your consent. You also have the option to opt-out of these cookies. But opting out of some of these cookies may have an effect on your browsing experience.
Necessary
Always Enabled
Necessary cookies are absolutely essential for the website to function properly. This category only includes cookies that ensures basic functionalities and security features of the website. These cookies do not store any personal information.
Non-necessary
Any cookies that may not be particularly necessary for the website to function and is used specifically to collect user personal data via analytics, ads, other embedded contents are termed as non-necessary cookies. It is mandatory to procure user consent prior to running these cookies on your website.
SAVE & ACCEPT
No Result
View All Result