15 raste të reja me koronavirus në Shqipëri

albnews
By
1 Min Read
Disclosure: This website may contain affiliate links, which means I may earn a commission if you click on the link and make a purchase. I only recommend products or services that I personally use and believe will add value to my readers. Your support is appreciated!

Në një dalje për publikun, zv.ministrja e Shëndetësisë, Mira Rakacolli tha se nga 111 testimet numri i të prekurve në vend është shtuar me 15, duke e çuar numrin total në 212 raste.

Ajo shtoi se në total janë bërë 1436 testime në të gjithë territorin.

Ndërkohë, te Infektivi ndodhet 76 persona të Infektuar, ku 6 janë në terapi intensive, dhe 4 prej tyre janë të intubuar.

Gjatë 24 orëve të fundit janë 7 persona të shëruar duke e çuar totalin në 40 persona që e kanë “mundur” Covid-19.

Mësohet se në Mirditë është një punonjës i spitalit, shofer ambulance ai që ka rezultuar pozitiv me Covid 19.

Share This Article