15 të vdekur nga COVID-19 në 24 orët e fundit në Shqipëri

albnews
By
2 Min Read
Disclosure: This website may contain affiliate links, which means I may earn a commission if you click on the link and make a purchase. I only recommend products or services that I personally use and believe will add value to my readers. Your support is appreciated!

15 persona kanë vdekur dhe 653 raste me COVID-19 janë regjistruar në 24 orët e fundit në Shqipëri.

Sipas njoftimit nga Ministria e Shëndetësisë në Shqipëri, është duke vijuar procesi i vaksinimit antiCOVID në qendrat e përqendruara të vaksinimit në të gjithë vendin. Gjatë ditës së sotme janë kryer 234 vaksinime antiCovid dhe që nga fillimi i vaksinimit janë kryer 24,887 vaksinime për personelin shëndetësor, të moshuarit dhe mësuesit.

Gjithashtu është njoftuar se në 24 orët e fundit janë kryer 3119 testime. Ndërkaq janë shëruar 662 qytetarë, duke e çuar numrin e të shëruarve në 80,483 që nga fillimi i epidemisë.

Aktualisht në spitalet COVID në Tiranë dhe tre spitalet rajonale po trajtohen 501 pacientë, 23 në terapi intensive, nga të cilët 7 pacientë janë të intubuar.

Me gjithë përpjekjet e stafit mjekësor, 15 qytetarë e kanë humbur betejën me COVID19: 3 qytetarë nga Tirana, 3 qytetarë nga Fieri, 1 qytetarë nga Elbasani, 1 qytetar nga Vlora, 1 qytetar nga Tepelena, 1 qytetar nga Roskoveci, 1 qytetar nga Kruja, 1 qytetar nga Bulqiza, 1 qytetar nga Saranda, 1 qytetar nga Kavajë, 1 qytetar nga Shkodra, të moshave 54-82 vjeç. Ministria e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale i shpreh ngushëllime familjarëve të të ndjerëve.

Share This Article