15-vjetori i pavarësisë, “NEWBORN” me pamje të re

albnews
By
1 Min Read
Disclosure: This website may contain affiliate links, which means I may earn a commission if you click on the link and make a purchase. I only recommend products or services that I personally use and believe will add value to my readers. Your support is appreciated!

Obelisku “NEWBORN” edhe këtë vit do të ketë pamje të re, në 15-vjetorin e shpalljes së Pavarësisë së Kosovës.

Autori i këtij monumenti, Fisnik Ismaili, ka njoftuar se tashmë ka filluar ngjyrosja.

Këtë vit ngjyrat e monumentit janë ato të flamurit të Kosovës – e kaltërta, e verdha dhe e bardha.

Ndryshe, “New Born” që në shqip e ka kuptimin e diçkaje “të posalindur”, u bë objekti më i njohur menjëherë pas shpalljes së pavarësisë së Kosovës më  17 shkurt 2008.

Mirëpo, ndryshimi i këtij obelisku, filloi që nga viti 2013, kur u falënderuan gjitha vendet njohëse të pavarësisë. Prej atij viti, ky monument, vazhdon të përçoj masazhe të ndryshme. /Telegrafi/


Share This Article